Gani Demaj, shefi i Kabinetit të kryeministrit, ka harxhuar shumë më shumë për akomodim dhe shpenzime të tjera se sa vetë Ramush Haradinaj.
Demaj ka shpenzuar 16 mijë e 561 euro vetëm për akomodim, derisa shefi i tij Haradinaj, në këtë kategori ka harxhuar vetëm 567 euro, shkruan Insajderi.
Shefi i kabinetit për shpenzime të tjera ka harxhuar – 20 mijë e 541 euro – derisa shefi i shtetit ka shpenzuar vetëm 1 mijë euro.
Gazeta Insajderi bazuar në kërkesën për qasje në dokumentet publike, ka siguruar shpenzimet e Ramush Haradinajt dhe gjithë kabinetit të tij për periudhën shtator 2017-gusht 2019.
Vetëm dy ditë më parë Insajderi ka raportuar edhe për shpenzimet që ai 41 vartësit kanë bërë për dreka zyrtare – e që shumë e përgjithshme shkon mbi gjysmë milion euro.