Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, në një intervistë ka thënë se LDK-ja e ka mbështetur nga fillimi deri në fund luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“LDK-ja e ka mbështet nga fillimi deri në fund luftën e UÇK-së”, është shprehur Rudi.
Rudi në këtë intervistë ka zbuluar edhe disa detaje të padëgjuara më parë. Ai për herë të parë tregoi se kishte shkuar tek njësiti “Lumi”, për t’u bërë pjesë e këtij njësiti, mirëpo komandanti Isni Kilaj, nuk e kishte pranuar.
“Isni Kilaj ish-anëtar i LDK-së për vite, komandant i njësitit ‘Lumi’, nuk na ka pranuar me arsyetimin se jemi pjesë e partisë së Ibrahim Rugovës”, ka deklaruar Fetah Rudi.
ImageIsni KilajFOTO GALERI
Për t’u futur në këtë njesitë, sipas Rudit, duhej që të largohej nga LDK-ja.
“Në Malishevë më kanë thanë largohu nga LDK-ja nëse do që të futesh në UÇK”, ka thënë Rudi.
Madje ai tha se nga viti 1998 kishte presion që të largohej nga LDK-ja.
“Nga fillet e para të 98-tës, ne kemi pasur presione të tërhiqemi nga LDK-ja, kam pasur kërcënime vazhdimisht”, shtoi Rudi.