Kevin Smith, 37 vjeç, është vënë në pranga nga policia në qytetin Hillsborough të Karolinës pasi vodhi një makinë, ndërsa brenda saj ishin edhe dy fëmijë, 4 dhe 8 vjeç.
Policia u njoftua nga babai i fëmijëve, ndërsa vetëm pak minuta më pas arriti të ndalonte autorin. Në kamerën e trupit të oficerit është filmuar i gjithë momenti i arrestimit të Kevin Smith. Ai iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, por refuzonte të pranonte se ai ishte hajduti. Efektivët duken të vendosur për ta zbritur atë nga automjeti, ndërsa më bindës bëhen në momentin kur një nga fëmijët thotë: Ky nuk është babai im.
37-vjeçari i kërkoi oficerit që të mos e godiste me grushte dhe kështu ndodhi. Sapo zbriti nga automjeti, atij iu vunë prangat, ndërsa fatmirësisht dy fëmijët ishin në gjendje të mirë. Tashmë ndaj Kevin Smith rëndon një akuzë për vjedhje automjeti dhe dy akuza për rrëmbim.
Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…
Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…
Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…
Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…
Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…
Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…