Ministri tajvanez i Mbrojtjes deklaroi të mërkurën se Pekini mund ta pushtojë vendin e tij brenda vitit 2025, duke pranuar se raportet mes dy fqinjëve janë në pikën më të ulët në 40 vite.
Megjithatë Kina nuk e njeh Tajvanin as si shtet fqinj, as sovran, por si provincë kineze që iu shkëput me forcë shekullin e kaluar.
Që prej së premtes së shkuar në zonën ajrore të Tajvanit kanë fluturuar rreth 150 avionë luftarakë.
Forca ushtarake e ishullit të vogël në juglindje të Azisë nuk ka të krahasuar me atë kineze, por vendi vijon të armatoset me sisteme raketore dhe anije të shpejta për t’i bërë ballë sadopak një pushtimi nga toka dhe deti.
Të mërkurën, presidenti amerikan, Joe Biden, bisedoi për Tajvanin me homologun kinez, Shi Xhinping, dhe i kërkoi t’i qëndrojë marrëveshjes dhe të evitojë konfliktin luftarak në rajon.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…