Ndërkohë që rritet numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri është rritur edhe numri i të shëruarve.
Gjatë paradites së sotme Ministria e shëndetësisë mnjoftoi se numri i të shëruarve kishte arritur në 44.
Mirëpo kryeministri Rama në një postim të minutave të fundit ka dhënë edhe lajmin e mirë për 8 persona të tjerë të shëruar nga covid-19.
“LAJM I MIRË: 8 TË SHËRUAR SOT”, shkruan kryeministri.
Kështu numri total i të shëruarve ka shkuar në 52 persona.
Në Shqipëri gjithësej janë prekur nga koronavirusi 223 persona ku 12 prej tyre kanë humbur jetën