POLITIKE

Lajm i rremë iftari mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Disa mediume kanë raportuar se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani kanë bërë një iftar bashkë.

Këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina, ka demantuar lajmin e tillë duke thënë se fotografia është marrë nga darka që kishin pasë ata dy me ambasadorin britanik Nicholas Abott në nënton të vitit 2019, njofton Klan Kosova.

Ai tha se kjo fotografi ka mundur shumë lehtë të shihet me vetëm një kërkim në internet duke akuzuar disa media se nuk po kërkojnë konfirmimin e lajmit.

“Nga pozicioni i këshilltarit për media të kryetares së Kuvendit, unë mbrëmë nuk kam marrë asnjë thirrje nga asnjë medium për ta verifikuar nëse ka ndodh një darkë e tillë. Ndaj, rrjedhimisht, një shkrim i botuar në një portal u shndërrua në një fushatë histerike kundrejt kryetares së Kuvendit, me të vetmin qëllim krijim të sensacionit, apo më saktë të lajmit të dëshiruar”, ka shkruar Kupina.

Sidoqoftë, një darkë e tillë si në fotografinë e publikuar nuk mund të mbahet në këtë kohë pandemie.

Deklarata e plotë e Kupinës:

Në grackën e fake lajmit

Të prodhosh fake lajme nuk është tipar i mediumeve. Por, i kompanive të regjistruara me denominimin mediume, të cilat në fakt e luajnë rolin e agjitatorëve të një kauze, qoftë ajo e klikave (monetare), apo e (dez) orientimit të opinionit.

Ngjashëm ndodhi me një fake lajm të publikuar mbrëmë në një portal. Sakaq publiku u njoftua me lajmin sensacional për një iftar ndërmjet kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti!

Çuditërisht, në grackën e këtij fake lajmi ranë edhe disa media serioze. Kjo shpërfaqë një simptomë të rrezikshme në fushën e medias. Atë të mos konfirmimit të lajmit.
Me lehtësinë më të madhe, një kërkim i thjeshtë në “Google”, mund ta zbuloj faktin se “lajmi” për “iftar”, është një darkë e organizuar nga ambasadori britanik Nicholas Abbott më 14 nëntor të vitit 2019, në të cilën ndër pjesëmarrësit ishin edhe zonja Osmani me z.Kurti.
Në kohë pandemie, një darkë pa mbajtje distance nuk imagjinohet. Një fakt vizual domethënëse për vërtetësinë e një situate.

Nga pozicioni i këshilltarit për media të kryetares së Kuvendit, unë mbrëmë nuk kam marrë asnjë thirrje nga asnjë medium për ta verifikuar nëse ka ndodh një darkë e tillë. Ndaj, rrjedhimisht, një shkrim i botuar në një portal u shndërrua në një fushatë histerike kundrejt kryetares së Kuvendit, me të vetmin qëllim krijim të sensacionit, apo më saktë të lajmit të dëshiruar. Gazetaria nuk është projeksion dëshirash, ndaj nuk ka lajm të dëshiruar, por vetëm raportim të lajmit në kohë reale. Krejt lehtë do të ishte sikur mediat t`i përmbaheshin maksimës gazetareske, duke i bërë një verifikim të dyfishtë padehmës për një iftar sensacional. Rrjedhimisht, ishte dashtë që portalet serioze ta verifikojnë burimin e lajmit, sipas modelit: Nëse dikush të thotë se jashtë bie shi, mos i beso. Dil jashtë dhe shihe nëse po lagesh!

Në dinamikën aktuale askush nuk do të ketë kohë të merret me fake lajme. Ndaj ka vetëm një rrugë. Konfirmim, konfirmim dhe konfirmim!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

8 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

12 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

21 orë ago