Lajm i trishtë: Vetëm dy muaj pas djalit, vdes edhe babai i heroit Afrim Zhitia

Osman Zhitia ka ndërruar jetë. Këtë e ka bërë të ditur ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se ai ishte shembulli i burrit shqiptar që tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit, me të gjitha forcat, deri në frymën e fundit.

Postimi i plotë:

Baci Osman nuk ishte vetëm babai i Heroit Afrim Zhitia. Ai ishte shembulli i burrit shqiptar që tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit, me të gjitha forcat, deri në frymën e fundit.

Sapo mora lajmin pikëllues për ndarjen e tij nga jeta.

Dhembjen po e ndajmë së bashku me familjen Zhitia dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!