Ish-Prokurprori Elez Blakajz, qe kishte hetuar aferën e veteranëve te UÇK-se, është lajmëruar nga Amerika. Ai ka zbuluar detaje nga takimi me Ramush Haradinajn, raporton Insajderi
Blakaj i ka quajtur të pavërteta deklaratat e Ramush Haradinajt i cili tha se Blakajn e ka respektuar për punën që e ka bërë sa ka qenë në pozitën e prokurorit dhe që sipas tij nuk e ka lëshuar punën për shkak të tij.
Sipas Blakajt, materialët janë konfiskuar me urdhër sepse, ish- kryeministri nuk ka qenë bashkëpunues.
“E keni përmendur edhe çështjen e sigurisë nacionale duke e ndërlidhur me këto materiale! Si Kryeminister në atë kohë, duhet të siguroheshit që persona të pandërgjegjshëm brenda sistemit nuk do ti publikonin emrat dhe mbiemrat dhe të dhënat personale të mijëra aplikanteve për statusin e veteranit të UÇK-së, ndërsa për kohën sa kam qenë unë, asnjë informat e vetme nuk ka dal nga PSRK-ja. Ju i keni pasur nën kontroll të gjithë mekanizmat në atë kohë, madje edhe AKI-n që ju ka raportuar çdo ditë…! Të vetmit emra dhe mbemra të cilët prokurori i ka përmendur deri në atë fazë të procedurës kanë qenë tani të akuzuarit dhe kjo lehtësisht mund të dëshmohet; të gjitha të tjerat, duke filluar nga hartimi i emrave e deri tek publikimi i tyre, janë produkt dhe kordinim i personave që ju i njihni mirë, e që fatkeqësisht janë edhe nga sitstemi i drejtësisë!”, tha Blakaj në reagimin e tij.
Postimi i plotë: