Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka kritikuar përfshirjen e Behgjet Pacollit, ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, në huazimin e 500 granatave të gazit lotsjellës nga Qeveria e Kosovës për Qeverinë e Shqipërisë.
Huazimin në mënyrë të paligjshme të 500 granatave të gazit lotsjellës nga Kosova në Shqipëri, dyshohet se e kishte realizuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në bashkëpunim me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn dhe ish-ministrin Behgjet Pacolli.
Lidhur me këtë skandal, ka reaguar të hënën në mbrëmje edhe Alma Lama, ish-deputete dhe ish-ambasadore e Kosovës në Romë të Italisë.
“Premtoi se do jepte 1 milion euro per termetin ne Shqiperi, por dergoi 500 granata helmi, gazi lotesjelles”, ka thënë Lama, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook.
Insajderi ka publikuar të hënën hulumtimin mbi skandalin e dy qeverive.
Për shkak të ndjeshmërisë, rregullat në blerjen e armëve e gazit lotsjellës janë specifike. Në momentin e kontraktimit, blerësi-Policia e Kosovës, nuk lejohet që t’ia huazojë dikujt tjetër. Është përdorues i fundit i armës dhe mban përgjegjësi se si e përdorë atë.
Mirëpo, ky rregull është thyer nga Rashit Qalaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Ai ka vendosur që t’ia huzojë 500 granata me gaz Policisë së Shqipërisë.
Ky vendim i tij, sipas burimeve të Gazetës Insajderi, ka ardhur pas presionit që atij i është bërë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kjo sasi prej 500 granatave me gaz ishte “dhuratë”, e Thaçit për partnerin e tij politik Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…