POLITIKE

Lama për deklaratën e Pacollit: Shpifët për mua, je ti që sot e paraqite Kosovën shtet terrorist

Ish ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama i ka reaguar deputetit Behgjet Pacolli, për deklaratën e tij se dje nuk ka ateruar në aeroportin e Prishinës, pasi paska pasur frikë se mund të kishte “sulm terrorist”.

Lama thotë se Pacolli kishte shpifur për të se gjoja arsye e ndërprerjes së parakohshme të mandatit të saj si Ambasadore ishte se unë e kisha “paraqitur Kosovën si vend islamik”.

“Por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, nuk zgjat aq sa zgjasin proceset gjyqësore në Kosovë”, ka shkruar ndër tjera Lama.

Postimi i plotë:

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, tani deputet, paska bërë një deklaratë skandaloze, se dje nuk ka ateruar në aeroportin e Prishinës, pasi paska pasur frikë se mund të kishte “sulm terrorist”.
Ky është i njejti, që kishte dërguar sejmenët e tij nëpër mediat e Kosovës, duke shpifur kundër meje, se gjoja arsye e ndërprerjes së parakohshme të mandatit tim si Ambasadore ishte se unë e kisha “paraqitur Kosovën si vend islamik.” Nje genjeshtër monstruoze.
Kuptohet, këto ishin direktivat e presidentit, i cili ishte në hall të madh për të gjetur një justifikim për shkarkimin, pasi arsyeja e vërtetë ishte se unë mund të merrja vesh takimet e tij sekrete me Vucicin në Romë, ku po thurte plane për ndarjen e Kosovës. Prandaj organizuan një fushatë për të më dëmtuar reputacionin, në mënyrë që njerëzit të mos i besonin fjalëbve të mia.
Mediat që i publikuan këto gënjeshtra për mua, i kam paditur në gjyq, dhe herët a vonë drejtësi do të bëhet.
Por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, nuk zgjat aq sa zgjasin proceset gjyqësore në Kosovë.
Sot me këtë deklaratë deputeti Behxhet Pacolli e ka paraqitur Kosovën shtet terrorist (edhe pse te gjithe e dimë se kjo është genjeshtra e tij e radhës).


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

6 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

12 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

14 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

14 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

18 orë ago