Milionerët gjermanë po nxitojnë të zhvendosin pasuritë e tyre në Zvicër, mes frikës se partitë e krahut të majtë do të vijnë në pushtet në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të mbahen të dielën.
Nëse Social Demokratët e qendrës së majtë (SDP), Linke e ekstremit të majtë dhe të Gjelbrit ambientalistë vijnë në pushtet, rivendosja e taksës së pasurisë dhe shtrëngimi i taksës së trashëgimisë mund të jetë në axhendën politike.
“Për super të pasurit, kjo është e nxehtë. Familjet sipërmarrëse janë shumë të alarmuara”, tha një avokat tatimor me bazë në Gjermani dhe me operacione të gjera zvicerane.
Ky veprim tregon se sa njerëz të pasur ende e shohin Zvicrën si një vend tërheqës për të “parkuar” pasurinë, pavarësisht përpjekjeve të saj për të hequr imazhin e saj si një strehë të sigurt e miliarderëve.
Asnjë vend nuk ka më shumë pasuri ofshore se Zvicra dhe prurjet e përshpejtuara në vitin 2020, në dobi të bankave të mëdha si UBS, Credit Suisse dhe Julius Baer.