POLITIKE

Mbi 10 mijë mërgimtarë me të drejtë vote për balotazh

Rreth 15 mijë e 530 persona në raundin e parë të zgjedhjeve e kanë pasur të drejtë vote përmes postës nga diaspora.

Kurse në raundin e dytë këto zgjedhje mbahen në një numër të caktuar të komunave dhe si rrjedhojë edhe numri i mërgimtarëve me të drejtë vote do të jetë më i ultë, gjithsej 10 mijë e 220.

Këtë e bëri të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valmir Elezi, i cili tha se në secilën komunë që do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve vlen lista e qytetarëve të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës nga data e aplikimit 10 korrik deri më 18 gusht.

“Në raundin e parë të zgjedhjeve në kuadër të votimit jashtë Kosovës të drejtën për të votuar përmes postës e kanë pasur më shumë se 15 mijë e 530 qytetarë, ndërkaq në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave i cili mbahet me një numë të caktuar të komunave, këtë të drejtë e kanë më shumë se 10 mijë 220 qytetarë. Pra në secilën komunë ku do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve vlen lista votuese e qytetarëve të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit nga data 10 korrik deri më 18 gusht”, ka potencuar ai.

Po ashtu ai shtoi se të gjithë qytetarët të cilët janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës do të mund të votojnë përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave.

“Të gjithë qytetarët që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarë të Komunave në raundin e parë do të munden të votojnë përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në të cilat do të organizohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave,” ka thënë ai.

Ndërkaq ai kujtoi se fletëvotimet e qytetarëve nga diaspora do të pranohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më datën 12 nëntor.

“Sipas ligjit fletëvotimet duhet të pranohen nga ana e KQZ-së më së largu deri më datë 12 nëntor. Të drejtën për të votuar gjatë këtij procesi e kanë vetëm votuesit e komunave në të cilat organizohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit nga 10 korriku deri më datë 18 gusht 2021.Pra nuk do të ketë një proces të ri të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës sepse vlen lista votuese e raundit të parë,” ka shtuar Elezi.

Numri i votuesve jashtë Kosovës për secilën komunë ku mbahet raundi i dytë është: Gjakovë (1,089), Drenas (175), Gjilan (607), Dragash (1,090), Istog (707), Kaçanik (166), Klinë (437), Fushë Kosovë (135), Kamenicë (442), Obiliq (60), Rahovec (382), Podujevë (337), Prishtinë (666), Prizren (921), Shtime (116), Viti (754), Vushtrri (174), Malishevë (714), Junik (1,054), Mamushë (192) dhe Kllokot (10)./KSP


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago