Profesori universitar, Blerim Latifi e ka quajtur reagim të gabuar, aksionin e Partisë Socialdemokrate tek Kisha Ortodokse Serbe në Prishtinë.
Ai tha se aksionet politiko-simbolike brenda dhe jashtë objektit vetëm sa e faktorizojnë këtë Kishë.
Ai tha se zgjidhja adekuate për Kishën është dryni.
“Aksioni i PSD-së te kisha e Millosheviqit në oborrin e UP-së, është një reagim krejtësisht i gabuar ndaj liturgjisë së djeshme. Spektaklet politiko-simbolike brenda dhe jashtë këtij objekti vetëm sa e faktorizojnë atë dhe kjo gjë përbën edhe objektivin e qeverisë në Beograd. Dardan Gashi e tregoi dje zgjidhjen adekuate: Drynin!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Në ndërkohë aktivistë të PSD-së kanë realizuar një aksion pranë kishës së braktisur brenda kampusit të UP-së, ku kanë vënë mbishkrimin “Simboli i shovinizmit bëhet faltore: E bekoi Albin Kurti”
“Dje në këtë objekt u mbajt një liturgji kishtare. Në mes të ditës, në mes t’ë Prishtinës, para hundëve të krejt institucioneve, simbolin e shovinizmit duan ta bëjnë faltore. Jemi këtu per një deklaratë: simboli i shovinizmit nuk mund të jetë shtëpi e zotit. Nuk e kemi ditur, tha ministri i kulturës. Nëse është kështu, atëherë ky është një dështim i madh. Ministri i Brendshëm duhet të jap dorëheqje, AKI duhet të përgjigjet gjithashtu. Kosova qenka krejt e pasigurtë nën udhëheqjen e tyre”, thuhet në deklaratën e PSD-së.
PSD tutje ka deklaruar se objekti i kishës është ndërtuar nën masa të dhunshme.
“Të gjithë duhet ta dijnë se ky objekt është ndërtuar nën masa të dhunshme duke uzurpuar hapësirën e universitetit. Ky objekt për shumicën dërmuese të njerëzve është simbol segregimi, ky objekt brenda hapësirës se universitetit është kujtimi i një projekti për asimilimin e shqiptarëve të Kosovës. Ky objekt, bashkë me kohën e ndërtimit dhe vendndodhjen e tij është muze që na kujton çdo ditë se deri në çfarë hataje mund të shkojë përdorimi politik i religjionit. Megjithatë, ngjarja e djeshme duket të jetë vetëm fillimi i një procesi. Rreziku që na pret është përfshirja e këtij objekti në dialogun që po fillon. Bëhet fjalë për një zonë të mbrojtur e të mbyllur në qendër të Prishtinës. Kjo nuk është rruga e bashkjetesës”, thuhet në deklaratë.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…