Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se akuzat ndaj vijës komanduese të UÇK’së do të dëmtonin themelet e shtetit të Kosovës.
Njëra prej bazave të krijimit të Gjykatës Speciale është edhe raporti i Dick Martyt për “Shtëpinë e Verdhë”. E për këtë të fundit Latifi ka disa fjalë.
“Marty përfaqëson qarqet antiamerikane dhe proruse”, ka thënë Latifi.
“Ai e ka vazhduar doktrinën se në luftërat në ish Jugosllavi të gjithë kanë bërë krime. Zanafilla e Speciales është e ndërtuar mbi këtë doktrinë”
“Kjo është një humbje e madhe politike e Kosovës me të cilën dridhen themelet e shtetit. Nëse akuzohet vija komanduese atëherë tunden themelet e shtetit tonë”