Qeveria e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka më shumë se një vit që ka marrë një vendim për të taksuar me pesë euro kosovarët të cilët shfrytëzojnë “Rrugën e Kombit” për të udhëtuar drejt Tiranës, transmeton Gazeta Metro.
Kurti i cili pritet të bëhet kryeministër tutje ka thënë se për shtetin shqiptar do t’i paguante edhe pesëdhjetë euro, por jo për një multimilioner si Shefqet Kastrati.
“Duke ardhur këtu pash vetëm një gjë. Mu desh t’i paguaj pesë euro të ai trau aty. Kur shkoj në Shkup një euro, kur vij në Tiranë paguaj pesë euro. Jo pesë euro, por edhe 50 euro ia jap shtetit shqiptar. Por pse t’ia jap Kastratit pesë euro. Unë jam klasë e mesme, Kastrati është multimilioner. Pse unë i klasës mesme duhet t’ia jap pesë euro multimilionerit. Edhe terminalin në Vorë e ka ai”, ka thënë Kurti.
Kreu i VV’së ka thënë se “Unë dua të vij në shtetin e Kastriotit e jo në shtetin e Kastratit”
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…