Profesori universitar, Blerim Latifi, ka kritikuar një ligjeratë të hoxhës Mazllam Mazllami.
Latifi në emisionin Pressing në T7 ka thënë se ligjërata të tilla janë të dëmshme për shtetin dhe nuk përkojnë me historinë.
“A mendon se është e rastësishëm pse Mazllam Mazllami që del në ligjeratë në Prizren që thotë se nuk ka pasur shqiptarë këtu para turqve. Nuk është e rastësishme. Kjo përputhet me tezën serbe. Këtu është një fushatë në të cilën më vjen keq që myslimanët e ndershëm e këtij vendi janë duke u keqpërdorur në mënyrën më të keqe të mundshme”, ka thënë ai.