POLITIKE

Latifi: Nëse Kurti insiston të ketë autoritet mbi ministrat e LDK-së, Mustafa s’bën marrëveshje!

Edhe takimi i sotëm në mes dy liderëve atij të VV-së dhe LDK-së, përfundoi pa një marrëveshje.

Dy partitë më të votuara nga populli në zgjedhjet e 6 tetorit, s’po arrijnë ta gjejnë një gjuhë të përbashkët për formimin e qeverisë. Posti i kryeparlamentarit, veçmas atij i presidentit ka lënë vendin tonë pa institucione, ndërsa sa i përket programit qeverisës të dy subjektet politike qysh pas certifikimit të zgjedhjeve u morën vesh.

Për më shumë se tri orë, Isa Mustafa dhe Albin Kurtin biseduan me dyert të mbyllura, por krejt çfarë u dakorduan ishte një takim tjetër, që do të mbahet nesër.

Në lidhje me këtë takim dhe gjendjen politike aktuale në vend në Pressing ka folur edhe Blerim Latifi nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ai madje përmendi edhe një tjetër fakt që sipas tij Mustafa s’do të bënte një marrëveshje me Kurtin, e kjo sipas tij është frika e tij se kryeministri që do të kishte autoritet edhe tek ministrat e LDK-së, përcjellë Indeksonline.

“Problem esencial që kanë has në mosmarrëveshje është feudalizimi qeveritar, që Kurti po përpiqet me ja imponu LDK-së.

Mustafa në një deklaratë tha që “Nuk e kuptoj Kurtin që po sillet sikur po don me kanë edhe kryetar i LDK-së” dmth që Kurti po insiston që si kryeministër po don me pas autoritet të plotë mbi të gjithë ministrat, përfshirë edhe të ata të LDK-së.

Këtu ka has në barrierë tek Mustafa, që po don me pas autoritet tek ministrat e tij.

Frika e LDK-së është edhe në këtë drejtim, nëse ne pranojmë marrëveshjen me kryeministër Kurtin, atëherë do të futej në kontroll totale, në nën sqetullën e tij dhe në fund të gjitha meritat do t’i shkojnë VV-së dhe LDK do të mbetet servis”, tha Latifi.

Ai tutje shtoi se nëse Kurti nuk heq dorë me qenë kryeministër mbi të gjithë ministrat, atëherë marrëveshja s’do të arrihet, pasi që sipas tij Mustafa s’do ta pranonte asnjëherë një gjë të tillë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago