Profesori universitar i filozofisë, Blerim Latifi, ka thënë se nëse vjen puna që Serbia ta sulmojë Kosovën “atëherë ai i pari do ta kap pushkën”, duke iu referuar luftës.
Por para kësaj, Latifi në Pressing të T7 teksa po debatonte me gazetaren, Alisa Braho, tha se dinjiteti i një vendi është ushtria dhe ekonomia.
Braho teksa fliste thoshte se “Kosova duhet të sillet me dinjitet”. Por kjo mori përgjigjen e Latifit.
”A e din çfarë quajmë dinjitet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Nënkupton ushtri dhe fuqi ekonomike, ti as nuk ke ushtri e as fuqi ekonomike dhe po më flet për dinjitet. Nesër me ardhur puna, unë sërish i pari ka me kap pushkën, por tash po flasim për raportet në mes shteteve”, ka thënë Latifi.
Sipas Latifit, çështja e veriut nuk ka lidhje me demokracinë apo sundimin e ligjit, por është problem politik.
”Problemi i Veriut as nuk është problem i demokracisë, as i ligjit. Problemi i Veriut është se pakica serbe që është barrikadu atje prej qershorit 1999 është një pakicë që nuk e njeh e Kosovës”, ka thënë Latifi.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…