Analisti Blerim Latifi ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vendosën në Listën e Zezë shefin e BIA-s, Aleksandër Vulin.
Latifi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kjo është goditja më e madhe për Serbinë, derisa theksoi, se sërish, goditja erdhi nga Amerika.
“Dhe sërish goditja vjen nga Amerika, të cilën me budallakun dhe axhamillakun tonë të turpshëm patëm fillu me përçmu e ofendu.” – ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
Amerika e futë në Listë të Zezë shefin e UDB-së, Aleksandër Vulinin. Tipi i përfshirë në krim ndërkombëtar, destabilizim të rajonit dhe në bashkëpunim me Rusinë në funksion të këtij destabilizimi.
Pas bombardimit, kjo është goditja ma e madhe për Serbinë, sepse është goditje në mekanizmin më të rëndësishëm të sigurisë shtetit, në shërbimin inteligjent. Dhe sërish goditja vjen nga Amerika, të cilën me budallakun dhe axhamillakun tonë të turpshëm patëm fillu me përçmu e ofendu.