POLITIKE

Latifi për flamujt serbë në Tiranë: Veç në vende komuniste stolisen qytetet kështu

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se stolisja e rrugëve të Tiranës me flamuj serbë është gabim dhe ka thënë se në përgjithësi shtetet normale demokratike nuk i stolisen rrugët me flamuj të shteteve tjera zyrtarët e të cilëve e vizitojnë atë shtet.

Ai thotë se këso praktika të stolisjes së rrugëve me flamuj bëjnë vetëm shtetet komuniste.

“Vec në vende komuniste stolisen shtetet kështu”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

Tutje Latifi ka thënë se është edhe fakti që cfarë përfaqëson flamuri serbë për shqiptarët që e bënë gabim stolisjen e rrugëve me atë.

“Ky flamur kullon gjak shqiptari. Luftërat ballkanike ku humbën jetën mijëra e mijëra shqiptarë u bënë me këtë flamur. Masakrat e Luftës së Parë e të Dytë Botërore kundër shqiptarëve u bënë me këtë flamur. Po ashtu, masakrat dhe 12 mijë viktimat e luftës së fundit u bënë me këtë. Ky flamur kullon gjak shqiptar dhe kjo e bënë edhe më të gabueshme këtë. Miliona e miliarda euro Serbia i investon që të rrëzojë shtetësinë e Kosovës. ”, shton ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

9 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

17 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

20 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

22 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago