POLITIKE

Latifi u përgjigjet kritikëve: Duhet të keni durimi, prisni 5-10 vjet që të rregullohen gjërat

Rifat Latifi është një nga ministrat më të kritikuar të Qeverisë Kurti II. Ai udhëheq dikasterin e Shëndetësisë, por është kritikuar për mospunë në përmirësimin e gjendjes shëndetësore prej që është bë ministër në nëntor të vitit 2021 e për udhëtimet e tij të shumta jashtë vendit.

Në një konferencë për media të premten, Latifi u është përgjigjur kritikave, duke thënë se njerëzit duhet të kenë durim pasi gjendja e sistemit shëndetësor nuk mund të ndryshojë brenda natës. Ai ka thënë që duhet pritur 5-10 vjet që t’i kanë strukturat e veta për të qenë mjekësia e Kosovës pjesë e botës.

“Këto probleme nuk janë krijuar më 16 nëntor, kanë qenë qe disa vite dhe kanë me vazhdu për disa vite. Nëse ju gazetarët e dini një mënyrë që brenda natës ta ndryshoni sistemin shëndetësor, apo ndonjë ekspert në botë, ejani urdhëroni. Duhet infrastrukturë. Duhet të keni durim sepse mjekësia nuk mund të bëhet brenda natës. As nuk do të bëhet këtë vit dhe as vitin e ardhshëm. Unë po them që prisni 5-10 vjet që na me i pas strukturat tona që mjekësia jonë të bëhet pjesë e botës”, ka thënë ai.

Për mungesën e barnave, kreu i Shëndetësisë ka thënë se duhet një menaxhim më i mirë, pasi siç thotë ai, askush më shumë se kjo Qeveri s’ka ndarë para për to.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago