Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov i është përgjigjur sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg duke thënë se ka humbur sensin me realitetin.
Reagimi vjen pasi shefi i aleancës deklaroi se po bien këmbanat e alarmit pasi Rusia vijon të shtojë forcat ushtarake jo vetëm rreth Ukrainës por edhe në Bjellorusi, Moldavi e Gjeorgji.
Sa i takon sanksioneve, Lavrov e quajti një histeri qëndrimin e perëndimit duke shtuar se Moska është ajo që po sulmohet.
SERGEI LAVROV
MINISTER I JASHTEM, RUSI
“E kuptoj që kolegët tanë gjenden në një histeri ushtarake , sepse vetëm për këtë flasin. Do ta pësoni, kërkoni pushtim, do ta shpëtojmë Ukrainën e të tjera si këto. Të gjitha këto mënyra histerike që perëndimi po përdor për të mbajtur një qëndrim ndaj situatës, na bën të jemi të përgatitur për ccdo gjë që mund të vijë. Ne nuk kemi sulmuar askënd por kemi qënë gjithnjë pala e sulmuar. Dhe ata që sulmojnë gjithmonë marrin atë që meritojnë. ”
Ambasada amerikane në Kiev u ka bërë thirrje amerikanëve në Ukrainë që të shqyrtojnë mundësinë e largimit nga vendi, duke e vlerësuar situatën të paparashikueshme.
Më herët gjatë javës, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se do të tërheqë një pjesë të stafit të ambasadës në Kiev dhe familjarët e tyre.
Një ditë më parë, SHBA dhe NATO i dorëzuan ministrisë së jashtme ruse, përgjigje me shkrim mbi propozimet e Moskës për ccështjet e sigurisë.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken bëri të ditur se dokumenti i dorëzuar përfshin shqetësimet e Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve në lidhje me veprimet e Rusisë që minojnë sigurinë, një vlerësim parimor dhe pragmatik të shqetësimeve që ka ngritur Rusia dhe propozimet për fushat ku mund të gjendet një gjuhë e përbashkët.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…