Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën mbi vendimin e PZAP-së për Dragashin, ku u anuluan votat e diasporës.
Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media zëdhënësja politike, Sibel Halimin, e cila tha se LDK beson se sistemi zgjedhor në Kosovë do të mbrohet nga Supremja.
“LDK-ja e ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën mbi vendimin e PZAP-së dhe tre gjyqtarëve të saj që kanë provuar të ndryshojnë vullnetin qytetarë në komunën e Dragashit. Ata kanë anuluar të gjitha votat e mërgatës, të gjitha pa përjashtim, pa kontaktuar, pa verifikuar, e pa kërkuar të vërtetën në Dragash”.
“Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot mbi 200 dëshmi të votuesve të Dragashit në mërgatë për votat e tyre në raundin e dytë, ka dorëzuar edhe gjithë dosjen e argumenteve për mbrojtjen e rezultatit”, u shpreh ajo.
Tutje, ajo u bëri thirrje qytetarëve të Dragashit të mbesin të qetë, sepse askush nuk mund të prek vullnetin e tyre të qartë.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…