POLITIKE

LDK del kundër Vjosa Osmanit – insistojnë që diskutimet me VV-në duhet pezulluar

Koalicioni paszgjedhor në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës pavarësisht diskutimeve, akoma nuk është arritur.

Vendimin e LDK-së për pezullimin e diskutimeve, Vjosa Osmani e ka kundërshtuar.

Osmani ka thënë se diskutimet duhet të vazhdojnë në nivel të ekspertëve.

“E kam thënë dje që të diskutohen cështjet programore që mos të lihen pas certifikimit të rezultatve. Nuk ka pas vendim për me ngri dukutime”, ka deklaruar sot ajo.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, sot ka deklaruar se diskutimet mes dy partive do të pezullohen deri në numërimin e të gjitha votave, atyre me kusht dhe të diasporës.

“Në kryesi diskutuam faktin që kemi rezultat mjaft të ngushtë me Vetëvendosjen, sepse gati jemi 50:50, por po e presim certifikimin e rezultateve. Negociatat me Vetëvendosjen do t’i zhvillojmë vetëm pas certifikimit të rezultateve – pavarësisht se kush del partia e parë ne do ta respektojmë vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Mustafa sot para medieve.

Ndërsa, kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani dje gjatë takimit me Albin Kurtin ka thënë se të dy partitë kanë treguar vullnet të mirë për të qeverisur bashkë.

“Kemi diskutuar në nivel parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, ka thënë Osmani.

Ngjashëm është shprehur edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa pas takimit me deputetin CDU-së Volkmar Klein, ka thënë se me VV do të takohen në ditët në vijim.

“E njoftova poashtu se ne kemi biseduar edhe me VV për mundësinë e një koalicioni, kemi vlerësuar se ky mund të bëhet por duhet punë, në ditët në vijim do të kemi kontakte do të bashkëpunojmë në pjesën e programit qeverisës”, ka thënë ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

18 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

21 orë ago