Lumir Abdixhiku i LDK-së ka thënë se nëse nuk arrihet marrëveshja për koalicion qeverisës mes Vetëvendosjes e LDK-së brenda shtatë ditëve të ardhshme, do të humbin shpresat për marrëveshje.
Sipas tij, kjo sepse me kalimin e kohës do të krijohet distancë që s’do t’i shërbente një marrëveshje potenciale mes partive.
“Besoj që afati kushtetues i rregullt nis më 24 dhjetor. Pra i kemi dy javë për të arritur marrëveshjen. Për të qenë i drejtpërdrejtë, beosj që brenda javës ose duhet të arrihet marrëveshje ose s’ka shpresë për marrëveshje. Sepse koha lë hapësirë për interferim të të tjerëve e të krijohet distancë”, ka thënë ai duke shtuar se është mirë që takimet do të jenë më intensive.
Ai ka thënë se po që se VV-ja do të pajtohej me LDK-në për pikën e presidentit tash, marrëveshja tashmë do të arrihej.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…