Legjenda italiane e futbollit, Roberto Baggio, është hospitalizuar pas sulmit nga grabitësit e armatosur, të cilët hynë në vilën e tij gjatë kohës që ish-futbollisti dhe familja e tij po shikonin ndeshjen mes Spanjës dhe Italisë në Euro2024.
57-vjeçari ishte në shtëpinë e tij në Altavilla Vicentina në veri të Italisë, kur rreth orës 22:00 pesë persona të armatosur hynë brenda, raporton DailyMail – transmeton në shqip Gazeta Online Reporteri.net.
Pavarësisht përpjekjeve për t’i rezistuar sulmit, Baggio u godit në kokë me grykën e armës, para se të mbylleshin së bashku me familjen në një dhomë.
Grabitësit vodhën orë, bizhuteri dhe para, vlera e të cilave aktualisht nuk dihet.
Ish-sulmuesi arriti të çlirojë familjen nga dhoma ku ishin mbyllur, por grabitësit kishin shpëtuar para se të arriheshin autoritetet. Corriere della Sera raportoi se grabitja zgjati mbi 40 minuta.
Policia ka nisur hetimet për incidentin dhe ka marrë pamjet nga kamerat e sigurisë për të bërë përpjekje që të identifikojë autorët.
Ndërkohë, Baggio u detyrua të shkonte në spitalin në Arzignano, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore pas lëndimeve që i shkaktuan grabitësit. Në anën tjetër, anëtarët tjerë të familjes kanë shpëtuar pa lëndime.
Baggio kaloi tërë karrierën sportive 22-vjeçare në Itali, duke luajtur për tri klubet më të dekoruara të vendit, Juventus, AC Milan dhe Inter Milan, si dhe për klube më të vogla. Ai fitoi dy tituj Serie A gjatë kësaj kohe.
Pas tërheqjes nga futbolli, ai u bë një zyrtar i lartë në Federatën e Futbollit të Italisë, drejtuar seksionin teknik të organizatës.
Por në vitin 2013, pas tre vitesh në detyrë, ai u dorëhoq duke pretenduar se federata sportive nuk i dëgjonte rekomandimet e tij si të ushtronte talentin e ri.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…