POLITIKE

Lepaja: Serbia nuk ka kufij me Shqipërinë, s’ka “minishengen ballkanik” pa aprovimin e Kosovës

Kryeministrat Rama, Vuçiq dhe Zaev kanë nënshkruar dje një deklaratën e përbashkët të 4 Lirive Themelore të Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e cila bazohet në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Me këtë, ata nisën procesin e “minishengenit ballkanik”, gjë që ngjalli reagime në Kosovë e Shqipëri.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Fadil Lepaja, ka thënë për gazetën “Bota sot” se çfarëdo marrëveshje është problematike pa u specifikuar çështja e Kosovës, pasi Shqipëria dhe Maqedonia e kanë njohur Kosovën si shtet, ndërsa Serbia e konsideron Kosovën territor të saj.

“Çfarëdo marrëveshje e Shqipërisë, e kësaj forme me Serbinë, pa u specifikuar qartë çështja e Kosovës është problematike, sepse në Kushtetutën e Serbisë është definuar territori i saj, në kuadër të së cilës ndodhet edhe Kosova. Ndërkohë Shqipëria edhe Maqedonia e kanë pranuar Republikën e Kosovës dhe nënshkrimi i marrëveshjes për Union pa sqarim të pozitës së Kosovës, bie në konflikt edhe me normat ndërkombëtare”, ka thënë Lepaja.

Ai thotë se Kosova nuk mund të pranojë një marrëveshje mes këtyre shteteve pa nënshkrimin e saj dhe pjesëmarrjen në këtë marrëveshje, pasi Shqipëria dhe Serbia nuk kanë kufi të përbashkët dhe Serbia kufirin Kosovë-Shqipëri e konsideron të sajin.

“Kosova nuk mund të pranojë një marrëveshje mes këtyre shteteve, pa nënshkrimin e saj, dhe pa pjesëmarrjen e saj si subjekt i kësaj marrëveshjeje. Kosova nuk mund të pranojë këtë marrëveshje aq më tepër se Shqipëria edhe Serbia nuk kanë kufi të përbashkët, ndërkohë që Serbia kufirin Kosovë-Shqipëri e konsideron të vetin. Nuk mund të ketë asnjë Union, që përfshinë territorin e Kosovës, pa aprovimin e saj”, ka deklaruar Fadil Lepaja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

42 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago