LAJME

Lezhjani kthehet nga emigrimi: Më paragjykonin kur më shihnin me dele! Emigrimi s’është dasmë, guri i rëndë peshon në vend të vet

Rigejs Alushi nga Lezha është rikthyer nga emigrimi dhe merret me blegtori. Ka 110 krerë dele dhe nuk e mendon më largimin, madje ka një apel për të rinjtë që nuk po e gjejnë veten në vendlindje.

“Punoja gjithmonë në lokale, kamarier dhe kam pas dashuri për kafshët dhe thashë po kthehem dhe të hap fermën time. U fiksova tek delet dhe kush ka dele e di sa e dashur është delja”, thotë Alushi për Report TV.

Rigejsi tërheq vëmendjen kur kalon në rrugët e fshatit turistik “Ishull-Lezhë” me tufën e deleve.  Shtatë vite më parë kur u kthye nga emigrimi për të hapur fermën në vendlindje e shihnin me përçmim, por tani jo më…

“Realisht në fillim ka qenë e vështirë. Kisha jetu 4 vjet e gjysmë jashtë, dhe kur më shihnin mendonin se kisha ndonjë problem, dhe në fillim kisha ndrojtje, më shihnin me përbuzje, ndërsa tani kanë kënaqësi kur më shohin ngaqë nuk sheh shpesh njerëz me bagëti në rrugë”, thotë Alushi.

38-vjeçari ka 110 krere bagëti të imëta për të cilat kujdeset vetë që stalla në kullotë. Të ardhurat s’janë të shumta, por ia del të mbajë familjen.  Për ta çuar përpara këtë sipërmarrje, blegtori i ri nga Lezha ka nevojë për mbështetjen e institucioneve shtetërore.

Dashuria per kafshët e nxiti te bëhët çoban dhe nuk ka ndërmend të largohet, madje ka një apel për gjithë të rinjtë që mendojnë vetëm largimin nga vendi.

“Realisht kam pas oferta, para 6 muajve më thanë me ik jashtë me rujt 300 krere me pagesë 100 euro në ditë, me thënë drejt e kam vendos me jetu në Shqipëri. Unë e kam provu emigrimin 7-8 ditë kam ndejt dhe pa lek buke. Di 4 gjuhë të huaja, por jeta jashtë vendit nuk është si në dasëm.

Unë s’mund të mendoj se një 16-vjeçar e ka idenë se çfarë po bën kur hipën në gomone, nuk është jeta ideale andej, gur i rëndë peshon në vend vet!”, thotë Alushi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

9 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

11 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

1 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago