POLITIKE

Lideri i preferuar dhe më pak i preferuar i shqiptarëve

Shqiptarët sot nuk pëlqejnë asnjë nga figurat politike në vendin tonë. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 56% e tyre kanë shprehur mendim negativ për kryeministrin Edi Rama, ndërsa 40.6% kanë qasje pozitive ndaj figurës së tij.

Qasja negative rritet më shumë kur flasim për opozitën, ku për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, 71.5% e shqiptarëve kanë mendim negativ. Ndërsa vetëm 26.2% e të targetuarve kanë mendim pozitiv.

Figura më pak e pëlqyer është kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku 90.7% e të targetuarve e kanë vlerësuar negativisht. Ndërsa vetëm 6.7% e tyre kanë shprehur vlerësim pozitiv.

Jashtë kësaj liste nuk është as ish-kreu i PD, Lulzim Basha, të cilin 83.5% e të pyeturve e kanë vlerësuar negativishë, ndërsa vetëm 14% e kanë vlerësuar pozitivisht.

Basha pasohet nga deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, i cili për pak kohë mbajti drejtimin e PD, ku për të, 73.6% e të targetuarve kanë mendim negativ dhe vetëm 17.7% e tyre kanë mendim pozitiv.

Qasjen më negative në rradhët e qeverisjes në krahasim me kryeministrin, e ka kryetari i Bashkisë Tiranë. Erion Veliaj është vlerësuar negativisht nga 60.4% e të pyeturve dhe 33.9% e tyre e kanë vlerësuar pozitivisht.

Presidenti i vendit, Bajram Begaj nuk ka marrë shifrën më ta lartë as negative e as pozitive, pasi 39.7% e të targetuarve nuk kanë një mendim të qartë për figurën e tij. Ndersa 34.6% e kanë vlerësuar negativisht dhe 25.7% e kanë cilësuar si pozitiv presidentin e ri.

Matur në 1 vit e gjysmë, kryeministri ka shënuar këtë shtator pëlqyeshmërinë më të ulët me 40.6% dhe muaj i tij më i artë, ka qenë qeshori i vitit 2021 me 52.4%.

Ndërsa për liderin e PD, Sali Berisha, muaji më i keq është janari i 2022 me 21.2%, ndërsa muaji më i mirë ka qenë qeshori i po këtij viti me 28.5%.

Një ndryshim drastik ka pësuar figura e ish-kreut të PD, Lulzim Basha, i cili në prill të 2021 kishte 45.4% të pëlqyeshmërisë, ndërsa vlerën më të ulët e ka shënuar në qershor të 2022 me 8.2%.

Vlerësimi aktual për qeverinë është 45.8% negativ dhe 24.4% e të pyeturve mendojnë pozitivisht.

Por vlerësim edhe më negativ nga të pyeturit, ka marrë opozita, PD dhe PL, ku 66.3% e tyre e kanë vlerësuar si të keqe, ndërsa vetëm 8.3% e kanë vlerësuar si të mirë.

Gjetjet janë të Barometrit të Euronews Albania, realizuar në periudhën 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

12 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

13 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

19 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

21 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

21 orë ago