Ligji për Trashëgimi Kulturore në Serbi – Opozita serbe akuzon Qeverinë se e ka “hequr” Kosovën

Partia Popullore Serbe ka akuzuar Qeverinë e Serbisë se “nuk e ka përmendur në asnjë pikë Kosovën në Ligjin për Trashëgimi Kulturore të Serbisë”.

“Vojvodina përmendet gjashtë herë, ndërsa Kosova është hequr”, thuhet në reagim.

Ata po kërkojnë që ligji të tërhiqet nga procedurat parlamentare.

“Trashëgimia kulturore në Kosovë është më e rrezikuara dhe e hapur ndaj sulmeve të përditshme. Këngët më të bukura janë shkruar për Kosovën, kishat më të bukura, manastiret, afresket, dhe monumentet tona më të rëndësishme, por asnjëherë nuk përmenden në Ligjin për Trashëgimi Kulturore”, thotë kjo parti në një deklaratë.

“Duke adoptuar një ligj të tillë, qeveria tregon qendrimin e saj karshi Kosovësh. Pasojat do të jenë shkatërrimtare për të ardhmen e trashëgimisë kulturore në Kosovë”, përfundon deklarata, transmeton mediumi serb “Nova.rs”

Për të njëjtën gjë ka lëshuar një deklaratë edhe Partia për Liri dhe Drejtësi, e cila tha se Qeveria e ka “braktisur” trashëgiminë kulturore në Kosovën.

“Në atë propozim, asnjë fjalë nuk shkruhet për trashëgiminë kulturore në Kosovë, e as nuk përmendet Kosovën fare, ndërsa provincën autonomore të Vojvodinës e përmend gjashtë herë”, thotë deklarata e partisë opozitare të Dragan Gjilasit.

Kjo parti shkruan edhe se Ligji për Trashëgiminë Kulturore “është vetëm një prej serive të dëshmive se si ky regjim që lartëson patriotizmin, i shpall të tjerët tradhatë”.

“Është trashëgmia jonë kulturore në Kosovën dhe manastiret mesjetare serbe që janë në UNESCO, por as kjo nuk e bën që kjo qeveri ta fus në tekstin e ligjit”, përfundon njoftimi i SNN-së.