KRYESORE

Eksperti bullgar del me video-analizë: Kjo mund të ketë çuar në aksidentin tragjik

Organizatori i trajnimeve për siguri në rrugë, Dimitar Iliev, ka folur për aksidentin tragjik të ndodhur në autostradën e Strumës në Bullgari e ku vdiqën së paku 45 shtetas të Maqedonisë Veriore, shumica shqiptarë dhe 7 të tjerë mbetën të lënduar rëndë. Iliev ka thënë se një faktor serioz që mund të ketë çuar në aksident është edhe gjendja e shenjave rrugore dhe e sinjalistikës në vendin ku ka ndodhur aksidenti, shkruan Dnevnik.bg.

VIDEO-N MUND TA SHIHNI KËTU

Iliev ka realizuar edhe një video përmes të cilës ka paraqitur gjendjen e sinjalistikës në metrat e fundit të autostradës para vendit të përplasjes së autobusit. Ai konstaton se aty ka një sërë parregullsish duke specifikuar se shenjat janë mashtruese, të vjetra dhe jo reflektuese, gjithashtu edhe reflektorët e anësorëve që përshkruajnë rrugën gjatë natës janë të vjetra, të ndryshkura dhe praktikisht të padukshme. Gjithashtu ai thotë se një shenj që tregonte se ka një kthesë ishte rrëzuar potencialisht në muajin maj dhe asnjëherë s’është rivendosur.

Fshini psoriazën në shtëpi për 3 ditë
Iliev gjithashtu përshkruan atë që mund të ketë ndodhur në sekondat e fundit para aksidentit. Ai thotë se duke e parë në momentin e fundit ndarësen në zonën e pushimit, shoferi mund të ketë bërë përpjekje për t’u shmangur në të majtë, por thotë se anësorja ka të ngjarë që të shkaktojë dëme në autobus në pjesën e gomës, dhe gypat e ajrit që janë të nevojshëm për funksionimin e frenave dhe ndezjes.

“Imagjinoni sa e saktë mund të jetë manovra e tij me një gomë të shpuar dhe pa frena.”, ka thënë Iliev, transmeton Gazeta Express.

Iliev tutje thotë se në Bullgari ka shumë vende në autostrada ku vazhdimisht ndodhin aksidente të rënda dhe ku vdesin njerëz.

“Ne i njohim, policia i njeh, ndihma në rrugë i njeh, çështja është se nuk ka vullnet që kjo gjë të rregullohet. Unë i quaj këto vende në rrugët bullgare kurthe – kurthe ku mund të mashtrohet dhe të bjerë kushdo”, ka thënë Iliev


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago