Kreu i Nismës, Fatmir Limaj e ka quajtur skandaloze konferencën e sotme të kryeministrit Albin Kurti për pretendimet e tij se presidenti Hashim Thaçi ka shkelur Kushtetutën me marrëveshjen e vitit 2013 me NATO-n, sa ishte kryeministër.
Sipas tij ajo ishte vetëm një letër ndërmjet NATO-s dhe qeverisë së Kosovës, por nuk ishte marrëveshje dhe nuk është as sekrete.
“Për mua nuk është marrëveshje, ajo letër është zotim që një Qeveri e Kosovës ia ka dhënë NATO-s. Nga ajo që shihet se më 2013 është diskutuar çështja e sigurisë ku është folur për gjykatat, policinë. Në Bruksel ka pasur një diskutim. NATO në Kosovë ende funksionon me 1244, pra është neutrale për Pavarësinë e Kosovës. Në këtë situatë drejtuesit e shtetit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të shohin historinë. Kur është biseduar, atëherë kemi pasur një frikë, por kjo nuk është sekrete pasi është diskutuar në Kuvend. Ne kemi pasur informacione se as Policia të mos mund të shkonte në veri dhe kjo ishte skandal, madje as ajo speciale. Por, ajo ka shkuar në veri dhe kjo është parë në disa raste”, ka thënë Limaj.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…