POLITIKE

Limaj: Me inate, me ego nuk ndërtohet shteti, lidership është kur e gjen zgjidhjen

Fatmir Limaj është rizgjedhur sot kryetar i Nisma Socialdemokrate, në një mandat të ri katërvjeçar në krye të kësaj partie. Në fjalimin e tij pas rizgjedhjes, ai adresoi situatën politike në vend, duke kritikuar qasjet përjashtuese dhe mungesën e gatishmërisë për dialog.

Limaj theksoi se lidershipi i vërtetë matet në aftësinë për të kapërcyer vështirësitë dhe për të vendosur interesin e vendit mbi gjithçka.

“Me inate, me ego nuk ndërtohet shteti. Lidershipi është kur e tejkalon veten, kur në situatën e pazgjidhshme e gjen zgjidhjen, kur në situatën e pa komunikueshme e gjen komunikimin. Kur në situatën e pamundur e gjen të mundshëm për vendin tënd. Ky është lidershipi, kjo është ajo që i duhet Kosovës”, tha Limaj.

Ai po ashtu u shpreh se nuk ka ndjekur dhe nuk do të ndjekë ndonjëherë politika që burojnë nga emocione të momentit apo ndikime të jashtme, si ato nga rrjetet sociale.

“As kam bërë, as do të bëj, as do të bëj kurrë politikat, të cilat imponohen ose ndërtohen nga disponimet ditore, nga rrjetet sociale apo nga kafet”, ka thënë Limaj.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Djokovic me mbresa nga Shqipëri-Serbi: “Bravo ekipeve për sjelljen”Djokovic me mbresa nga Shqipëri-Serbi: “Bravo ekipeve për sjelljen”

Djokovic me mbresa nga Shqipëri-Serbi: “Bravo ekipeve për sjelljen”

Ndeshja e mbrëmshme midis ekipeve kombëtare të futbollit të Shqipërisë dhe Serbisë përfundoi pa gola…

16 minuta ago
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisëImami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj imamit të njohur Ahmet Kalaja, i…

1 orë ago
Polici kapet duke marrë ryshfet nga kosovarët gjatë ndeshjes Shqipëri-SerbiPolici kapet duke marrë ryshfet nga kosovarët gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi

Polici kapet duke marrë ryshfet nga kosovarët gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona gjatë ndeshjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë…

4 orë ago

Ukrainasit sulmojnë Moskën me dronë, zjarr i madh në metropolin rus, aeroportet janë të mbyllura, fabrika është në flakë.

Një sulm vetëvrasës me dron ukrainas që synonte Moskën ka detyruar mbylljen e dy aeroporteve…

4 orë ago

Elon Musk sfidon Trump, themelon ”The America Party”

NASA dhe Pentagoni po lëvizin me shpejtësi për të gjetur një alternativë ndaj SpaceX të…

5 orë ago

Trajneri Stojkoviç nxjerr blof mediat serbe që e quajtën atmosferën në Tiranë si “terror”: Do të doja t’a kishim kështu edhe në Beograd

Ndryshe nga mediat serbe, të cilat e quajtën ndeshjen e Tiranës sikur kishin përjetuar një…

7 orë ago