Limaj thotë se vendimi i Gjykatës Supremë është fitore për Kosovën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme është fitore e ligjmerisë. Ky vendim sikurse ai i PZAP-it, thotë Limaj kanë mbrojtur integritetin e zgjedhjeve të cenuar nga veprimet e paligjshme.

“Gjykata Supreme dhe PZAP me këto dy vendime treguan se shteti ligjor këtu funksionon dhe institucionet e këtij shteti ligjor janë gardian në mbrojtjen të ligjit dhe demokracisë në Kosovë dhe se ato kanë integritet të lartë profesional e shtetëror dhe nuk lejuan asnjë interferim nga jashtë, por strikt e kthyen ligjshmërinë në këtë proces, i cili ishte sfiduar seriozisht nga njerëz të papërgjegjshëm që për përfitime të tyre ishin të gatshëm ta dëmtojnë procesin më të rëndësishëm në një shtet ligjor, siç janë zgjedhjet e lira”, thuhet ndër të tjera në reagiimin e Limajt.

Kreu i Nismës ka thënë se ndihen krenar që si Nismë kanë ngritur zërin dhe janë angazhuar fort që të mos lejojnë që individë të caktuar përmes kontrabandimit të deformojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur me votë në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Ne fort besojmë që angazhimi ynë si parti që solli këto dy vendime është fitore për Kosovën dhe këto vendime do t’i shërbejnë përgjithmonë Kosovës dhe zgjedhjeve që do të mbahen të ardhmen. Sepse pas këtij vendimi në dy shkallët më asnjëherë nuk mund që persona të papërgjegjshëm të grabisin e deformojnë vullnetin e qytetarëve në mënyre të paligjshme siç kanë tentuar këtë radhe”, ka shtuar”, ka shtuar ai.

“Sot ka fituar Kosova e gjithë atyre që duan ta shohin një shtet funksional, ligjor e demokratik që nuk bën kompromise të ndyra në dëm të ligjit e rrjedhimisht edhe në dëm të shtetit ligjor”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Limajt. Në emër të koalicionit dhe me tepër se 42 mijë votuesve, Limaj u ka shorehur mirënjohje, respektin dhe konsideratën më të lartë të gjithë gjyqtarëve profesionistë të cilët kanë marrë këtë vendim dy herë. Në fund ai ka uruar të gjithë anëtarët e Nisëmës dhe koalicionit që ai ka udhëheq.