BOTA

Lira turke në pikiatë / Pas vendimit të Erdogan për dëbimin e ambasadorëve

Lira turke ka shënuar rekordin negativ të radhës pas dëbimit të urdhëruar nga presidenti recep Tayip Erdogan të 10 ambasadorëve perëndimorë nga vendi, mes të cilëve ata të shba, gjermanisë dhe francës.

Vlera e monedhës kombëtare turke ka rënë me më shumë se 2 për qind vetëm brenda një dite, duke bërë që një dollar të këmbehet me 9.80 lira turke dhe 1 euro për 11.40 lira. Erdogan shpalli persona non grata ambasadorët e kanadasë, francës, finlandës, danimarkës, gjermanisë, holandës, zelandës së re, norvegjisë, suedisë dhe SHBA sepse kërkuan lirimin e një disidenti politik.

Rekordet e fundit negative të shënuara në hapjen e tregjeve nga lira turke janë regjistruar ndërsa pritet, sipas burimeve të cituar nga Reuters, një ulje me 16 për qind e interesit mbi borxhet nga ana e bankave shtetërore turke në linjë me zgjedhjen e bankës qendrore për të ulur me 200 pikë bazë normën e saj të referimit.

Mes bankave të interesuara është edhe Halk Bank, e përfshirë në një hetim në shba nën akuzën se ka kontribuar në krijimin e një skeme për të evituar sanksionet amerikane mbi iranin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago