LAJME

Lirohen nga akuza Arbër Sejdiu, i akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit

Ferizaj- Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve Muhamet e Arbër Sejdiu dhe Gazmend Peci, të cilët akuzoheshin për tentim vrasje e armëmbajtje pa leje.

Ndryshe, Arbër Sejdiu është i akuzuar edhe në rastin vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj, Marigona Osmanit.

Sipas aktgjykimit të shpallur të martën nga kryetari i trupit gjykues, Habib Zeqiri, të akuzuarit janë liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës me arsyetimin se nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale si në aktakuzë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, janë konfiskuar në mënyrë të përhershme katër gëzhoja, tri predha, një shufër e gomës si dhe një fishek 7×62 mm.

Ndërsa, shpenzimet e procedurës bien në barrë të kësaj gjykate.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit Muhamet Sejdiu dhe Arbër Sejdiu më 11 korrik 2013 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj afër pompës së derivateve “Kema Petrol”, me dashje kishin tentuar që t’i privojnë nga jeta Gazmend Pecin dhe Fevzi Smajlin, në atë mënyrë që kishin shtënë me armë zjarri të kalibrit 9×19 mm, katër herë në drejtim të tyre, me ç’rast kishin goditur veturën në pjesën e prapme, të cilën ishte duke e vozitur Gazmend Peci, e tipit “Pasat”, duke rrezikuar jetën edhe të pasagjerit Fevzi Smajli.

Gjithnjë sipas aktakuzës, krejt kjo kishte ardhur pasi në muajin shkurt të vitit 2012, Gazmendi kishte bërë një marrëveshje me vajzën e të pandehurit të parë, I.S, që të lidhin martesë për t’ia rregulluar shtetësinë suedeze, për të cilën Gazmendi kishte për të paguar 20 mijë euro, ndërsa kishte dhënë parapagesën në shumën prej 7 mijë e 500 euro sipas marrëveshjes, gjë që nuk kishte ndodhur deri më tani martesa në fjalë.

Me këtë, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, nga neni 178, par. 1, nënparagrafi 1.5 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal.

Sipas dispozitivit II të aktakuzës, me datë, kohë dhe vendin si në dispozitivin e parë të kësaj akuze, të pandehurit kishin mbajtur në mënyrë të paautorizuar armën e llojit revole të kalibrit 9x19mm, të cilën e kanë përdorur në rrethana dhe mënyrën, si në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze.

Me këtë, akuzohen se në bashkëkryerje kanë veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armēve” nga nenin 374, par. 1 të Kodit Penal.

Tutje, sipas aktakuzës i akuzuari Gazmend Peci më 11 korrik 2013, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj afër pompës së derivateve “Kema Petrol”, me dashje kishte tentuar të privojë nga jeta Muhamet e Arbër Sejdiun dhe Admir Aliun, në atë mënyrë pasi që kishte filluar konfliktin me Muhametin tek shtëpia e këtij të fundit, i pandehuri kishte vazhduar rrugën nga Ferizaj për në drejtim të Prishtinës, pasi që i ishte vënë pas ndjekjes Muhameti, Arbëri dhe Admir Aliu, kishte nxjerrë revolen dhe kishte shtënë një herë në drejtim të tyre, duke goditur në pjesën e përparme të motorit të automjetit “Volvo”, e cila ishte pronë e familjes Sejdiu.

Sipas aktit akuzues, krejt kjo kishte ardhur për shkak të marrëveshjes që Gazmendi e kishte bërë me vajzën e të pandehurit të parë rreth martesës për t’ia rregulluar shtetësinë suedeze.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” nga neni 178, par.1, nënparagrafi 1.5 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal.

Sipa dispozitivit IV të aktakuzës, me datë, kohë dhe vendin si në dispozitivin e tretë të kësaj aktakuze, i pandehurit kishte mbajtur në mënyrë të paautorizuar armën e llojit revole të kalibrit 7×26, të cilën e kishte përdorur ne rrethana dhe mënyrën si në dispozitivin e tretë të kësaj aktakuze.

Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronēsi, kontroll, posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armēve”, nga neni 374, par. 1 të Kodit Penal, vepër me të cilën kryerësi dënohet me gjobë deri në 7 mijë e 500 euro ose me burgim deri në pesë vjet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

6 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

12 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

14 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

14 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

18 orë ago