Lista e Pavarur Bekim Jashari, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, për kryetarin aktual të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. Gjoshi, në një emision televiziv, tha se i vetmi që ka qenë kundër familjes Jashari ishte Bekim Jashari.
Kjo deklaratë, sipas Listës së Pavarur Bekim Jashari, është e rëndë dhe për këtë ata kërkojnë nga Gjoshi që ta tërheq atë dhe të kërkojë falje publike, ose në të kundërtën detyrohen të ndërmarrin hapa ligjorë.
“Për të gjitha këto të pavërteta dhe shpifje të rënda kërkojmë nga z. Gjoshi që t’i tërheq këto deklarata dhe të kërkoj falje publike përndryshe jemi të detyruar që të shfrytëzojmë të drejtën tonë ligjore kundër shpifjeve”, thuhet në reagimin e kësaj liste.
Kjo listë, ka kërkuar gjithashtu nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, që të distancohet nga deklaratat sipas saj, fyese dhe të pavërteta të Gjoshit.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…