POLITIKE

Lista Serbe: Milan Kovaçeviq u sulmua në Runikë, është pasojë e politikës anti-serbe

Milan Kovaçeviq është sulmuar në fshatin Runik të Skenderajt, thotë Lista Serbe përmes një deklarate.

Sipas tyre, ky sulm është pasojë e drejtpërdrejte e politikës, siç e quajtën ata, anti-serbe e Kosovës, ku thanë se qindra forca të Njësisë Speciale u dërguan në veri, por asnjë në Skenderaj për ta mbrojtur Kovaçeviqin.

“Qindra forca speciale u dërguan nga Prishtina për të kërcënuar serbët në veri, por ata nuk dërguan asnjë për të mbrojtur Milanin në Runik, ose të paktën për të arrestuar dikë dhe për të vënë drejtësi për këtë sulm të turpshëm”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, kjo parti ka akuzuar edhe bashkësinë ndërkombëtare, duke thënë se ata kanë dështuar në mbrojtjen e popullit serb në Kosovë.

Tutje, ata thanë se e gjithë kjo është rezultat i marrëdhënieve të Qeverisë së Kosovës me serbët.

“Ne duam të jetojmë në paqe e të punojmë, a është kjo kërkesë e tepërt për shtetet më të fuqishme të botës që janë prezente në Kosovë me forcat e tyre ushtarake për 22 vjet?”, thuhet në deklaratën e tyre, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, rreth një orë më herët, Policia e Kosovës, përmes një deklarate bënë të ditur se gjatë ditës së sotme kur edhe është mbajtur referendumi në Serbi, dita ka kaluar e qetë në Kosovë dhe pa ndonjë incident madhor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

40 minuta ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

12 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

20 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

23 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago