POLITIKE

Lista Serbe mohon fushatën sekrete për sigurimin e votave – Nis shpërndarjen e parave që erdhën nga Serbia për serbët e papunë në Kosovë

Kanë mbetur veç edhe pak ditë nga data e zgjedhjeve në Kosovë. Natyrisht, Lista Serbe po i hedh shqelmat e fundit dhe po bën atë që di më së miri. Krijimin e varësisë së serbëve tek kjo parti që dirigjohet drejtpërdrejt nga Beogradi.

Dje rreth orës 17:00, ka ndodhur diçka e pazakontë në veri. Para amfiteatrit të shkollës teknike në Mitrovicën veriore, disa grupe serbësh ishin mbledhur  pas një ftese që iu bë po atë ditë në mëngjes.

Atyre iu tha se ftesa ka të bëjë me një intervistë informative për marrjen e ndihmës financiare që presidenti serb i kishte paralajmëruar në shtator të vitit të kaluar.

Portali serb që vepron në Kosovë, Kossev raporton se këta serbë ishin të ndarë në disa grupe.

Disa prej tyre dyshohet se janë thirrur nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, e disa nga Qendra për Punë Sociale.

Sipas mediumit, qytetarët u thirrën përpara dhe hynë në amfiteatër grupe të vogla.

“Ata rrinin brenda për pak kohë dhe më pas hynte një grup tjetër”.

Ata me të cilët foli mediumi, por që preferuan të mbesin anonim për shkaqe sigurie e të cilët tashmë e kishin mbaruar bisedën brenda, pohojnë se qëllimi ishte që t’i informonin për kushtet dhe kriteret për këtë lloj ndihme, si dhe të përcaktonin nëse ata ende jetojnë në Kosovë.

Por gjithçka pas kësaj thurjes mbeti në mjegull.

Kossev ka kërkuar informacion zyrtar nga përfaqësuesit e komisionit që po bisedonin me qytetarët, por diçka u mbajt sekret.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago