Më shumë se 80 persona kanë vdekur dhe 30 janë ende të zhdukur në Iran më shumë se një javë pasi përmbytjet përfshinë disa pjesë të vendit, thanë burime zyrtare.
Që nga fillimi i muajit Mordad (më 23 korrik), “59 persona kanë vdekur dhe 30 janë raportuar të zhdukur për shkak të përmbytjeve”, tha Yagub Soleimani, sekretari i përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe iraniane, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA.
Një shifër që i shtohet 22 vdekjeve të shpallura më 22 korrik pas shirave të rrëmbyeshëm në jug të vendit.
Një vend kryesisht i thatë, Irani përballet me thatësira të përsëritura këtë dekadë dhe përmbytje të shpeshta të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.
Sipas Soleimanit, 60 qytete të mëdha, 140 më të vogla dhe më shumë se 500 fshatra janë prekur, në një vend me 83 milionë banorë.
Provincat e e kryeqytetit Teheran janë më e prekurat, me 35 të vdekur, ndërsa në Mazandaran, në veri, 20 persona janë ende të pagjetur, sipas të njëjtit burim.
Presidenti Ebrahim Raisi vizitoi rrethin Firuzkouh, në lindje të Teheranit, sipas zyrës së tij.
Siç raporton rrjeti televiziv shtetëror IRIB, ministri i Bujqësisë, Javad Sadatinejad, vlerësoi shumën e dëmeve në sektorin e bujqësisë në gati 195 milionë euro.
Sipas Qendrës Meteorologjike iraniane, veriu dhe jugu i vendit pritet të goditen nga reshje të reja në ditët në vijim.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…