Bekim Çollaku, ish-ministër i Jashtëm, deklaroi se Albin Kurti nuk ka pasur asnjëherë plan të merret vesh seriozisht me opozitën.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai u shpreh se çështja e presidentit u la qëllimisht pas votimit të qeverisë, me shpresën se partitë tjera do të dorëzoheshin para ndonjë “pazari” të orëve të fundit.
Çollaku theksoi se kjo ishte një strategji e llogaritur mirë nga Kurti, por që në fund nuk i doli ashtu siç e priste. Sipas tij, po të kishte vullnet për bashkëpunim, bisedat do të nisnin shumë më herët.
“Ka qenë qëllim strategjik i Kurtit që të arrijnë në këtë situatë dhe ka pasur mungesë vullneti politik nga Kurti për të bërë marrëveshje të mirëfilltë politike me ndonjë nga subjektet politike. Sikur të kishte një vullnet minimal për partner qeverisës menjëherë pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, duhet të kishte ftuar në biseda serioze një nga subjektet dhe të bisedonin për ndarje të qeverisjes. Ai ka thënë që nuk ka nevojë për partner qeverisjeje, ka votuar qeverinë dhe e ka lënë çështjen e presidentit qëllimisht në fund, ndoshta me mendimin që partitë opozitare nuk do kenë zgjidhje tjetër përveçse të pranojnë ndonjë ofertë të pazareve të orëve të fundit, por llogaritë i kanë dalë keq”, tha Çollaku.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…