Vijojnë polemikat në Lojërat Olimpike sa i përket dy boksiereve Imane Khelif dhe Lin Yun Ting, të cilat dyshohen se janë transgjinore. Së fundmi shefi ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit (IBA), Chris Roberts, përsërit në një video-konferencë se dy boksierët “janë burra”.
“Ne ndamë rezultatet laboratorike me IOC vitin e kaluar. Që nga viti 2022 ka pasur dyshime dhe shqetësime nga disa boksierë, në të cilën kohë kemi kryer analizat e gjakut dhe analizat gjinore për të dy boksierët Imane Khelif dhe Lin Yun Ting.
Ne gjithashtu i kemi përsëritur analizat. në vitin 2023. Këto teste rezultuan se boksierët nuk i plotësonin kriteret e pranimit dhe për këtë arsye u përjashtuan nga Kampionatin Botëror”.
Nga ana e tij, Loannis Filippatos, ish-president i komitetit mjekësor të IBA dhe një gjinekolog, kritikoi IOC për përdorimin e pasaportave si një sistem për përcaktimin e gjinisë.
“Boksi është një sport kontakti. Nëse ka një disavantazh shumë të padrejtë, njerëzit mund të vdesin. Nuk është si sportet e tjera dhe kjo është arsyeja pse ne kemi procedura dhe rregulla”, shtoi ai.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…