Pas turpërimit të Italisë nga Zvicra, lojtarët e Spallettit morën një tjetër goditje, kësaj radhe nga tifozët e tyre,
Pas përfundimit të ndeshjes, kapiteni Donnarumma thirri lojtarët e tjerë që të shkonin dhe të përshëndesnin tifozët që ndodheshin në stadium.
Gjithsesi ata nuk u pritën me duartrokitje, por me vërshëllima. Gjithashtu mediat zbulojnë se tifozët i kërkuan Donnarummës që të largohej së bashku me lojtarët e tjerë në dhomat e zhveshjes.