Vetëm në fillim të shtatorit Silvan Wallner (22) bëri hapin drejt një vendi tjetër dhe u transferua nga FC Zurich tek ekipi i Bundesligës austriake, Blau-Weiss Linz. Por tani i erdhi fundi edhe periudhës atje.
Sipas informatave të “Blick”, lojtari i U21 të Zvicrës në mënyrë të befasishme ka vendosur t’i japë fund karrierës profesionale me efekt të menjëhershëm.
Megjithatë, nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim serioz. Lojtari nga Zurichu ka vendosur të marrë këtë hap vullnetarisht për shkak të besimit të tij. Wallneri është anëtar i “Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë”.
Ngjashëm si me judaizmin, e shtuna vlerësohet si ditë pushimi që ofron kohë për bashkim me Zotin. Puna, madje edhe të luhet futboll, është e ndaluar.
Pas lëvizjes që bëri në verë, Wallneri është kthyer shpejt në startues tek ekipi austriak. Fundjavën e kaluar ai mungoi nga ekipi për herë të parë. Zyrtarisht klubi njoftoi se ai ishte i sëmurë. Blau-Weiss Linz ka thënë se nuk mund të japë informata të tjera.
Wallneri është zhvilluar në sistemin e të rinjve të klubit Zurich. Ka luajtur 51 ndeshje për ekipin e të rriturve dhe ishte pjesë e ekipit kampion në edicionin 2021/2022. Futbollisti nga qyteti i Zurichut ishte në fushë për Zvicrën U21 në shtator në ndeshjen ndaj Shqipërisë.
Vendimi i Wallnerit për të hequr dorë nga futbolli e sjell në mendje ish-sulmuesin e Zvicrës dhe ndihmëstrajnerin aktual të Zurichut, Johan Vonlanthen (38). Kur u transferua në Kolumbi në vitin 2011, ai kishte një klauzolë në kontratë, sipas të cilës nuk duhej të luante në asnjë ndeshje që zhvillohej të shtunën.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…