etori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj personave me sindromën down. Në rrugicat e kryeqytetit është një ambient, ku çdo ditë në fokus janë këta fëmijë dhe madje janë të punësuar aty.
Gazetarja e Euronews Albania vendosi që sot ta konsumojë kafen në këtë ambient të veçantë. Aty shërben si kamarier 16-vjeçari Joel.
“Vij dhe punoj njëherë, dy herë në javë, se jam në shkollë”, thotë Joeli.
Ai shprehet se ka mjaft klientë dhe merr edhe bakshishe.
Por, çfarë bën Joeli me lekët që merr?
“Ato lek i mbledh dhe i fus në arkë, i ruajmë, pimë ndonjë pije kafe, kështu”, thotë ai.
Joeli dëshiron që kur të mbushë moshën, të fillojë studimet në degën e Informatikës.
Në këtë ambient janë mbi 15 të rinj me sindromën down që shërbejnë, në role të ndryshme.
“Është parë një sfidë me të rinjtë me sindromën down, për pjesën e punësimit, prandaj lindi ideja dhe nevoja për të hapur bar Xhonin, që do të ishte një bar që do të fokusohej në përgatitjen dhe mbështetjen e fëmijëve drejt punësimit”, tha punonjësja sociale Nika Coku.
Shumë shpejt ky nuk do të jetë i vetmi ambient, që do t’i shohim këta fëmijë. Kompani të ndryshme i janë bashkuar kësaj nisme, për të sjellë lehtësimin në punësimin e këtyre të rinjve.