POLITIKE

Osmani: NATO-ja së bashku me luftën e UÇK-së i sollën lirinë Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO’s, me rastin e shënimit të 22 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Bashkë me Osmanin kanë bërë homazhe edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Para gazetarëve, Osmani tha se më këtë rast po nderojnë nderojnë kontributin e jashtëzakonshëm të secilit ushtar të NATO-s që i qëndruan përkrah Kosovës në momentet më të errëta të saj.

“Jem i këtu për të nderuar vazhdimin e këtij kontributi, kontribut i cikli ka vazhduar edhe më tej e vazhdon edhe sot për paqen e sigurinë në Kosovë dhe në rajonin tonë. Në listën e festave zyrtare kjo ditë njihet i Ditë e Paqes, por në mesin e qytetarëve tanë njihet si Dita e Çlirimit dhe Dita e Lirisë.

Të tria këto epitete i përshtaten kësaj dite sepse 12 qershori, hyrja e forcave të NATO-s së bashku me luftën e UÇK-së i sollën Republikës së Kosovës, pas një sakrifice të jashtëzakonshme mbinjerëzore, edhe lirinë edhe çlirimin por edhe paqen pas shumë e shumë vuajtjeve e sakrificave të popullit tonë”, ka thënë Osmani.

Ndërkohë, Kurti tha se këtë ditë duhet t’ia kujtojë vetës secili qytetar i Kosovës, duke nderuar ata që dhanë jetën për liri.

“Në qershorin e vitit 1999 kishim zjarr në qiell dhe zjarr në tokë por më 12 qershor këmbësoria e NATO-s i bashkohet ndërhyrjes nga ajri kundër Jugosllavisë së Millosheviqit për ta ndaluar gjenocidin mbi popullin shqiptar. Siç e tha edhe presidentja e Republikës, më 12 qershor ne kremtojmë paqen, çlirimin dhe lirinë dhe këtë ia përkujtojmë vetës çdo ditë, sepse të gjithë ato gra e burra që u sakrifikuan, dhanë jetën ndodhen në themelet e institucioneve tona, të shtetit tonë, të pavarësisë sonë, të cilin duhet ta shpijmë më tej më zhvillim, drejtësi dhe demokraci”, ka thënë Kurti.

Edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se liria erdhi si kontribut i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe faktorëve ndërkombëtarë që ndihmuan luftën për t’u çliruar nga Serbia.

“Liria jonë ka ardhur si kontribut i UÇK-së, i dëshmorëve tanë që e dhanë jetën për liri, por edhe i bashkimit, kontributit të përpjekjes sonë çlirimtare me faktorët ndërkombëtare që e ndihmuan luftën tonë dhe ne u çliruam nga okupimi i Serbisë. Vetë fakti se aleanca më e madhe ushtarake i doli në ndihmë popullit të Kosovës, e bombardoi Serbinë për shkak të gjenocidit që ajo shtroi mbi popullin e Kosovës kjo flet se kauza jonë ishte shumë e drejtë, liria jonë ishte shumë e shtrenjtë”, ka thënë Konjufca.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago