BOTA

Londër: Dhjetëra-mijëra protestojnë kundër emigracionit

Më shumë se 110.000 vetë iu përgjigjën thirrjes së ekstremistit të djathtë Robinson për të protestuar kundër imigracionit. Rreth 5.000 u mblodhën në një kundër-demonstratë.

Më shumë se 110.000 vetë dolën në rrugët e Londrës për të protesuar gjatë një demonstrate të madhe të organizuar nga skena e djathtë në Britaninë e Madhe. Sipas mediave kjo ishte një nga protestat më të mëdha të këtij lloji. Marshi i protestës ishte organizuar dhe u drejtua nga ekstremisti i njohur i djathtë britanik Tommy Robinson. Në disa momente gjatë demonstratës pati edhe përleshje me policinë dhe disa persona u arrestuan. Në pllakatet e tyre protestuesit bënin thirrje për politika më të rrepta për azilin me slogane të tilla si “Ndaloni anijet” apo “Kthejeni nga kanë ardhur “.

Rreth 5,000 kundërdemonstrues
Në një kundërdemonstratë nën sloganin “Marshim kundër fashizmit” morën pjesë sipas vlerësimeve të policisë rreth 5,000 vetë.

Pjesëmarrësit mbanin pankarta me mesazhe të tilla si “Kundërshto Tommy Robinson”, ” Mirë se vini refugjatë” dhe “Gratë kundër të djathtës ekstreme”.

Ekstremisti i djathtë më i njohur i Britanisë

Tommy Robinson, emri i vërtetë i të cilit është Stephen Yaxley-Lennon, është një nga ekstremistët e djathtë më të shquar në Britani. Ai u bë i njohur si aktivist kundër islamit në fillim të viteve 2000.

Ish-kreu i Lidhjes Angleze të Mbrojtjes, një organizate ekstremiste të djathtë e cila e nuk ekziston më, ka tërhequr shpesh vëmendjen me aktivitetet e tij islamofobike dhe protestat e dhunshme. Ai ka organizuar vazhdimisht edhe protesta para hoteleve që strehonin refugjatë. /DW


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

23 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago