Lot në studion e Klan Kosovës, gruaja me kancer dhuron 50 euro për Shqipërinë

Për vetëm gjysmë ore njerëzit vullnetmirë kanë dhuruar 15.000 euro për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që e goditi sot Shqipërinë.

https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/423301675216334/

Qytetarët kanë telefonuar drejtpërdrejtë në Klan Kosova në emisionin Nd’rrimi i Natës që në bashkëpunim me organizatën bamirëse “Fundjavë Ndryshe” kanë organizuar mbledhjen e fondeve për të ndihmuar Shqipërinë.

Ndonëse kanë dhënë shuma të mëdha parash, shumë prej tyre kanë dashur të mbesin anonimë.

Në ndërkohë, ka pasur edhe shumë qytetarë që kanë hapur dyert e banesave dhe shtëpive për vëllezërit dhe motrat nga Shqipëria që kanë mbetur pa kulm mbi kokë pas goditjes nga tërmeti vdekjeprurës.

Të gjithë ata që duan të japin kontributin e tyre mund ta bëjnë direkt në numrat e telefonit:

+383 38 60 35 03 ose +383 38 60 35 04

Apo në xhirollogarinë:

Raiffeisen Bank: 0021184027 – EUR- AL 61202110130000000021184027