Çiftet ruse janë detyruar të thonë lamtumirë ndërsa qindra mijëra rezervistë dhe të burgosur të ushtrisë janë dërguar në Ukrainë. Ditëve të fundit në media janë publikuar pamje nga këto lamtumira.
Stacionet e trenit dhe pikat e kontrollit të ushtrisë janë bërë skena e ndarjeve, shpesh duke përfshirë çifte të reja – dhe burra që nuk duan të luftojnë. Pushtimi i dështuar i Putinit në vendin fqinj (Ukrainë) ka nxitur një mobilizim të ri të pjesshëm prej 300,000 burrash, duke përfshirë të burgosur.
Në qytetet e mëdha të vendit kanë nisur protestat pas njoftimit të liderit të Kremlinit për shtimin e trupave, ndërsa radhët në kufijtë e vendit janë shfaqur ndërsa të rinjtë përpiqen të largohen. Ushtarët janë parë gjithashtu duke pirë dhe duke u grindur rrugës për në stërvitje.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, këshilloi dje anëtarët e BE-së që të ofrojnë azil për ata që zgjedhin të kundërshtojnë urdhrin e të largohen nga Rusia.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…
Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…
Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…
Punëtorët e South Pars në Iran po paguajnë një faturë të dyfishtë dhe tragjike, duke…