FOTO&VIDEO

Luan Rama: Si nisi lufta në Tropojë për një pëllëmbë, u vranë dhjetëra persona

Luan Rama, i cili për shumë vite ka qenë i përfshirë në politik, ndërsa prej një viti i është rikthyer profesionit të tij të parë gazetarisë, këtë të premte i është përgjigjur temës së emisionit në “Aldo Morning Show”, nëse duhet të ndahet një grua pas 35 viteve martesë nëse burri i gjuan me pëllëmbë.

Ish-ministri është përgjigjur duke treguar një ngjarje të rreth 20 viteve më parë ku një pëllëmbë u bë shkak për një zinxhir vrasjesh në Tropojë, ndaj për atë edhe një shpullë e vetme është një arsye për t’u ndarë.

Aldo: Pas 35 viteve martesë është hera e parë që  burri i gjuan me shpullë gruas, ajo është në dilemë  të ndahet apo jo?

Luan Rama: Nuk është problemi  te një pëllëmbë. Dua të sjell në vëmendje një gjë që jam i bindur se edhe ti e  mban mend shumë mirë.

Nga një pëllëmbë nisi një sherrnajë e madh si pasojë e së cilës  u vranë dhjetëra djem në Tropojë, gati 20 e ca vite më parë. Nga një pëllëmbë e dhënë dikur afër ish-hotel Albërisë.

Aty qe zanafilla e një zinxhiri vrasjesh që hapi plagë të mëdha dhe çoi në varr dhjetëra të rinj. Pëllëmba në vetvete është shprehje e një mentaliteti, është shprehje e një psikologjike dominante në mjedisin tonë social.

Kjo ka të bëjë me pëllëmbën që ekziston në trurin e shumë kujt prej nesh sepse në fund të fundit truri është ai që lëviz dorën për ta çuar te gruaja fëmija e me radhë.

Nga kjo pikëpamje, kjo është pjesë e një fenomeni që për fat të keq mjedisi jonë qytetar nuk po di ta administroj  dhe ta minimizoj. Këtu mpleksesn shumë elementë. Ajo pëllëmba është shenja që ai burri është rritur  në mjedisin e pëllëmbës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

5 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

6 orë ago
  • POLITIKE

“Mosgatishmëria e evropianëve për luftën në Iran, senatori amerikan: Nuk e kam parë kurrë Trumpin kaq të zemëruar

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…

7 orë ago
  • KRYESORE

Trump e bën publik zhgënjimin: Starmer nuk na mbështeti!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…

8 orë ago